Lëkundjet e tërmetit “zgjojnë” Greqinë, epiqendra dhe magnituda
Lajmifundit
/
24 Maj 2024, 09:33
Bota

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka ndodhur sot në orën 06:30 të mëngjesit në perëndim të Korfuzit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34 kilometra në jug-jugperëndim të Othonit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 6.8 kilometra.
Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo në njerëz. Kujtojmë se edhe në Itali u regjistrua një tërmet.


