Mbyllen hetimet për Enkeleida Hoxha, SPAK do komunikojë sot akuzat që rëndojnë mbi gjyqtaren

Aktualitet

Mbyllen hetimet për Enkeleida Hoxha, SPAK do komunikojë sot akuzat

Hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe 9 të hetuarit e tjerë të dosjes së korrupsionit në burgje kanë përfunduar. Mësohet se ditën e sotme, SPAK do të komunikojë akuzat zyrtare dhe kërkojë gjykimin e të pandehurve në Gjykatën e Posaçme.

Sipas njoftimit të SPAK, gjyqtarja Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë të implikuar ne dosje, janë përfshirë në nje skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës. Ata kërkonin vlera monetare max 12 mijë euro, ndërsa sipas SPAK, ka prova.

ME TE LEXUARAT