Mbeti viktimë e atentatit në Rinas, gazetarja zbulon detaje të reja: Autorët e pritën Gilmando Danin 8 minuta në parking

Aktualitet

Mbeti viktimë e atentatit në Rinas, gazetarja zbulon detaje të

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur një ditë më parë në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

Duke folur për “Breaking” me Fiori Dardha në Top Neës, gazetarja tha se autoritetet e policisë janë rikthyer sot në vendngjarje për të vazhduar hetimet, teksa shton se makina Toyota që u gjet e djegur pas ngjarje, kishte targa të vjedhura në Greqi. 

Sipas Hoxhës, autorët kanë pritur 8 minuta në parking dhe më pas kanë bërë pritë dhe e kanë qëlluar me kallashnikov, ndërsa njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë.

Nga informacionet e gazetares, autorët e dyshuar nuk kanë pasur informator.

“Gilmando Dani tentoi të niste jetën e tij të re, pasi mbylli hesapet me drejtësinë shqiptare, në Tiranë. Nga kamerat e sigurisë u vu në dukje se ishte një atentat mjaft i organizuar dhe i sofistikuar. Në kamera u panë 3 persona por është mjaft e sigurt që nuk janë vetëm tre por më shumë.  Nga mënyra si është organizuar atentati do të jetë e vështirë të dalin në një përfundim ose zbardhjen e plotë në një kohë të shkurtër”, tha gazetarja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion