Nën masa të rrepta sigurie, ekstradohen dy të shumëkërkuarit drejt Malit të Zi

Aktualitet

Nën masa të rrepta sigurie, ekstradohen dy të

Nën masa të rrepta sigurie është kryer sot ekstradimi drejt Malit të Zi i dy shtetasve të huaj, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit.

Siç shihet edhe në këto pamje, dhjetëra efektivë të armatosur morën pjesë në shoqërimin e dy personave, të cilët u morën në dorëzim në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit dhe më pas u transportuan drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit, ku u dorëzuan autoriteteve malazeze. 

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet:

 “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ka zhvilluar me sukses operacionin tranzit të dy shtetasve të huaj, të cilët do të ekstradohen drejt Republikës së Malit të Zi. Dy shtetasit, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic, u morën në dorëzim në Aeroportin e Rinasit dhe kaluan në tranzit në territorin shqiptar drejt Pikës Kufitare Hani i Hotit, nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për transportin e personave me masë ekstradimi.”

Më tej, autoritetet theksojnë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në zbatimin me përpikmëri të procedurave ligjore dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë dhe sigurisë publike.

ME TE LEXUARAT