“Parlamenti zhvendoset para Kryeministrisë”, Berisha njofton protestë ditën e hënë: Deputetët dhe qytetarët…

Politikë

“Parlamenti zhvendoset para Kryeministrisë”, Berisha njofton

Sali Berisha ka njoftuar se PD nisur nga dita e Hënë, do të nisë protestat.

Por duket se skenari këtë herë është pak më ndryshe nga protestat e mëparshme, pasi Berisha tha se ditën që do të ketë Kuvend, deputetët e PD dhe qytetarët do të protestojnë para Kryeministrisë.

Më pas tha ai do të thirret dhe protestë Kombëtare.

“Dita e hënë do të jetë dita e fillimit të parlamentit para kryeministrisë së qyqarëve dhe parlamentare, PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend të situatës, se narko- shteti i Ramës dhe ndaj kësaj diktuare ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion