Ministrja Kushi: Që prej këtij shtatori gjuha angleze fillon që në klasën e parë

Aktualitet

Ministrja Kushi: Që prej këtij shtatori gjuha angleze fillon që

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dha gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS një njoftim të rëndësishëm. Ajo bëri me dije se nga shtatori anglishtja fillon në të gjitha shkollat e Shqipërisë që në klasën e parë.

Gjithashtu, ajo tha se do të marrë fund edhe mësimi me dy turne nëpër shkolla.

Që prej këtij shtatori gjuha angleze fillon që në klasën e parë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për forcimin e kurrikulave, duke përgatitur plotësisht zbatimin e kësaj politike ambicioze. Mandati i tretë shënon fundin e shkollave me dy turne.

Shkollat e reja do të jenë më të mirë, më të forta, më të sigurta. Do të vazhdojmë të investojmë tek rritja profesionale e mësuesve. Angazhohemi të vlerësojmë e rrisim dinjitetin tashmë të rikthyer të mësuesve. 40% do i rriten pagat brenda mandatit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion