Masakra e Lushnjës, Gjykata e Lartë konfirmon vendimin për dy burgimet e përjetshme

Aktualitet

Masakra e Lushnjës, Gjykata e Lartë konfirmon vendimin për dy

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.

Pas vendimit, ka reaguar avokati i tyre, Detar Hysi, i cili akuzon Gjykatën e Lartë se vendimi “cënon sigurinë kombëtare, të jetës dhe të pronës”.

Bilbili, Kaloshi dhe Laert Haxhiu akuzohen për masakrën ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Për të njëjtën ngjarje, Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm në dy shkallë dhe rekursi i tij në Gjykatën e Lartë pritet të shqyrtohet. Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia, një vit pas arrestimit në shtetin fqinj.

Masakra e Lushnjës, Gjykata e Lartë konfirmon vendimin për dy

Hetimet ndaj grupit nisën pasi Artan Tafani, i arrestuar për grabitje në zonën e Astirit, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe tregoi të paktën gjashtë ngjarje kriminale ku, sipas tij, Laert Haxhiu kishte qenë organizator, pjesëmarrës ose porositës.

Anterio Kaloshi u arrestua më 13 gusht 2020, pasi bashkë me disa persona të tjerë qëlloi me armë zjarri në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, ndërsa ishte shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës.

Ndërkohë, Orgest Bilbili u kap më 10 prill 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë dhe u plagos nga policia, pasi tentoi të largohej.

Sipas hetuesve, shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, i cili arriti t’u shpëtojë plumbave në lokal, pasi u ngrit nga tavolina pak minuta më herët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion