E vërteta është fuqi! Tri shenjat më të ndikuara nga hëna e re në Akrep

Soft

E vërteta është fuqi! Tri shenjat më të ndikuara nga

Jemi në fund të muajit të Akrepit, por një prej ngjarjeve më të rëndësishme po ndodh. Hëna e re në Akrep më 19-20 nëntor është një bombë vërtetësie që të gjithë të mësojmë nga e shkuara dhe të përqafojmë një të ardhme më autentike.

Hëna e re ndodh gjatë Mërkurit në prapavijë, çka mund të shkaktojë zbulime tronditëse, sidomos për shenjat më të ndikuara.

Jemi në fund të muajit të Akrepit, por një prej ngjarjeve më të rëndësishme po ndodh. Hëna e re në Akrep më 19-20 nëntor është një bombë vërtetësie që të gjithë të mësojmë nga e shkuara dhe të përqafojmë një të ardhme më autentike.

Hëna e re ndodh gjatë Mërkurit në prapavijë, çka mund të shkaktojë zbulime tronditëse, sidomos për shenjat më të ndikuara.

Demi

Është koha për të riparë marrëdhëniet dhe për t’u përballur me problemet, mëritë dhe të vërtetat e pathëna që janë grumbulluar me kohën. Mund të jeni zhytur te lidhjet më të afërta dhe prapavija e Mërkurit ka nxjerrë në pah ndjenjat dhe frikërat rreth intimitetit. Do të keni mundësinë të merrni gjithçka keni mësuar nga gabimet e shkuara dhe të nisni një rrugë të re. Mund të përjetoni disa ndryshime mendimesh apo të mënyrës sesi ndërveproni me njerëzit pranë jush. Mos i sheqerosni përgjigjet e pyetjeve që lindin brenda jush.

Akrepi

Është momenti ta kapni jetën nga frerët dhe të bëni ca lëvizje. Dielli ka qenë në shenjën tuaj gjatë këtij muaji duke i bërë më të fuqishme emocionet tuaja. Nuk trembeni nga të vërtetat, por hëna e re mund t’ju shtyjë të shpluhurosni ca valixhe të vjetra. Ngjarje apo rrethana të së shkuarës mund të marrin kuptim dhe mësimet që jeta është përpjekur t’ju japë, do të zënë vend. me Mërkurin në prapavijë deri në datën 29, planet ose projektet e reja do të jenë sfiduese, mund të mos mirëkuptoheni nga njerëzit rreth jush. Përdoreni këtë periudhë për të ndërtuar gjërat së pari në mendjen tuaj dhe pasi prapavija të mbarojë, hidhuni në veprim.

Ujori

Ku e shihni veten në të ardhmen? Nëse panorama që ju shfaqet është e ndryshme nga ajo ku ndodheni tani, merrni menjëherë kontrollin në duar. Hëna e re ndikon në aspektin profesional duke ju nxitur të kaloni pengesat emocionale që ju ndalojnë nga ambiciet më të mëdha. Meritoni sukses po aq sa të tjerët dhe jeni të aftë për të manifestuar ëndrrat tuaja, ndaj edhe nëse nuk i ndani planet tuaja, është momenti të lëvizni. Përdorini ëndrrat si karburant për zjarrin brenda jush. Hëna ndikohet edhe nga Plutoni në shenjën tuaj që ju bën të garoni dhe të keni dëshira. Luani në plan afatgjatë dhe mos pranoni më pak se ajo që synoni. Keni pikërisht çfarë ju duhet për ta realizuar.

ME TE LEXUARAT