Manastirliu jep lajmin: Nga e hëna nis vaksinimi i qytetarëve +60-vjeç

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Vlora, në krah të kryeministrit Edi Rama, kanë vëzhguar procesin e vaksinimit, ndërsa dhanë lajmin më të fundit. Manastirliu bëri me dije se të hënën do ulet fasha e personave që do të vaksinohen.
“Ditën e hënë ulim fashën në +60 vjeç. Kemi filluar tashmë me gjithë pjesën e inventarizimit dhe fillojmë nga nesër shpërndarjen e vaksinave, 100 mijë vaksinave të ardhura të Sinovac.
Në gjithë qarkun Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vetëm në Bashkinë Vlorë janë mbi 21 mijë. Vazhdon ritmi i vaksinimit edhe në qendra shëndetësore. Janë mbi 250 mijë vaksinime të kryera.
Presim nga dita e hënë 7020 doza të vaksinës Pfizer në kuadër të kontratës. Gjithashtu dhe serinë tjetër të vaksinave nga kontrata që kemi me distrubutorin e autorizuar Sinovac”, tha ministrja.


