Mallakastër/ Kamioni përmbyset në rrugë, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Lajmifundit
/
7 Gusht 2025, 13:31
Aktualitet

Një kamion është përmbysur këtë mesditë në rrugën Poçem-Akerni, pranë Mallakastrës, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime. Përmbysja ka hedhur inerte në rrugë, duke bërë që aksi të bllokohet për disa orë, për shkak të pengesave në karrexhatë.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


