Gjykata e Vlorës lë në burg 3 shokët e Flodian Plakut, i akuzuar për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas, lirohet berberi i tij

Gjykata e Vlorës ka lënë në qeli tre persona që akuzohen për strehimin dhe ndihmën ndaj Flodian Plakut, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në mars të vitit 2024. Masa “arrest me burg” është dhënë për:
• Albano Lapshi, që i siguronte ushqim të kërkuarit,
• Ligor Doko, pronar i hotelit ku Plaku fshihej,
• Julian Aliaj, i kapur me armë zjarri dhe me precedent penal për trafik droge.
Ndërsa berberi nga Shkodra, Armando Dano, është lënë në “detyrim paraqitje”.
Gjykata e Vlorës ka lënë në qeli duke caktuar arrest në burg për 3 nga personat që u kapën nën shoqërinë e Flodian Plakut në Orikum më 3 gusht.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili ka mësuar se në burg janë lënë Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Julian Aliaj. Ndërsa Armando Dano, berberi i Pole Qorrit, u la i lirë nën masën detyrim paraqitje.
Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Armand Dano akuzohen për përkrahje të autorit të krimit. Bashkë me Flodian Plaku, të njohur edhe si Pole Qorri, u kap edhe Julian Aliaj, i armatosur me pistoletë. Aliaj ka qenë më parë i dënuar për trafik droge.
Të katërt u kapën së bashku në Orikum me Flodian Plakun. Ky i fundit strehohej në hotelin e Ligor Dokos. Albano Lapshi i dërgonte ushqim Flodian Plakut, kurse Armand Dano nga Shkodra ishte berberi i tij.
Flodian Plaku dhe 4 personat e tjerë u arrestuan në Orikum të Vlorës më 3 gusht. Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit, policia ndoqi Albano Lapshin, personi që i çonte ushqimin ne hotel, si dhe berberi Armando Dano me origjinë nga Shkodra.
Kujtojmë se Flodian Plaku u la në arrest në burg dy ditë më parë nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, më 15 Mars 2024, në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.


