Tërmet me magnitudë 4.7 në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi mesditën e sotme Greqinë jugore, duke shkaktuar panik të lehtë në disa qytete të rajonit.
Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49 me orën lokale, me epiqendër 11 kilometra në veriperëndim të qytetit Messíni dhe rreth 126 kilometra në jug-juglindje të Patrës. Tërmeti ndodhi në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, duke e bërë më të ndjeshëm në sipërfaqe.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet greke kanë vënë në gatishmëri strukturat përkatëse për të përballuar çdo pasgoditje të mundshme. Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera të Peloponezit.


