Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plag'oset drejtuesi i motomjetit

Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plag'oset
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00. Automjeti, me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi R. F.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion