E rëndë/ Ishte duke punuar, vdes shqiptarja në Santorini! Detaje nga ngjarja!

Aktualitet

E rëndë/ Ishte duke punuar, vdes shqiptarja në Santorini! Detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptare. Bëhet e ditur se 59-vjeçarja shqiptare ndërroi jetë teksa punonte në një hotel në zonën e Oias në Santorini.

Sipas mediave greke, shqiptarja e paidentifikuar me emër ka qenë duke punuar në një hotel kur një shtrat i veçantë, i fiksuar në mur është shkëputur dhe i ka rënë në kokë.

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë.

Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion