Lushnjë/ Dy të kërkuar bien në pranga, njëri për tentativë përdhunimi, tjetri për vjedhje

Policia e Lushnjës, në bashkëpunim me efektivët e Sarandës, ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.
Në pranga ka rënë 40-vjeçari Roberto Cerria, i akuzuar për tentativë për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 35-vjeçareje. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 6 korrik, në banesën e viktimës. Për këtë rast, ndaj tij rëndon akuza për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, mbetur në tentativë”.
Po ashtu, është ndaluar edhe 34-vjeçari Olsi Duka, i cili akuzohet për “Vjedhje”. Ai dyshohet se në muajin qershor, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar më herët), ka vjedhur katër motomjete elektrike dhe pajisje të tjera nga një biznes në fshatin Savër.
Të dy të ndaluarit ishin në kërkim aktiv dhe tashmë janë vënë në dispozicion të Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.


