Zbulohet laborator për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok, policia sekuestron 13 “riga” kompjuterike

Aktualitet

Zbulohet laborator për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok,

Një laborator për nxjerrjen e kriptovalutave është zbuluar në fshatin Qabër të Zubin Potokut gjatë një operacioni të policisë.

Në një objekt ndihmës pranë një banese, janë sekuestruar 13 njësi kompjuterike të njohura si “riga” dhe pajisje të tjera të nevojshme për prodhimin e monedhave digjitale. Policia ka njoftuar se është përfshirë edhe Dogana e Kosovës për procedurat ligjore të mëtejshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo aktivitet të paligjshëm përmes numrit falas 192, duke theksuar rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit për luftimin e krimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion