Lumi Seman në pikë kritike! Përmbyten toka dhe zonën naftëmbajtëse në Belinë

Aktualitet

Lumi Seman në pikë kritike! Përmbyten toka dhe zonën

Niveli i Semanit në urën e Mbrostarit ka shkuar në 4.5 metra nga 3 metra që është pika kritike.

Si pasojë e reshjeve të dendura përgjatë gjithë javës dhe shkarkimeve të hidrocentralit të Banjës, prurjet e lumit Seman vazhdojnë të rriten duke përmbytur toka buqjësore dhe së fundmi edhe dhjetëra puse nafte në zonën e Belinës.

Zonat e ulëta në Suk dhe Jagodinë të Rroskovecit, Belinë dhe Kallm në Fier janë të parat që janë përmbytur.

Ekipet e emergjencave Civile janë në monitorim të situatës, ndërsa nga Bordi i Kullimit po punohet me hedhje dherash (argjile) në pikat e dobëta të argjinaturës së Semanit.

Deri tani lumi ndodhet brenda argjinaturës ose ndryshe në shtratin e vet, por banesa, ekonomi bujqësore, sera dhe panele diellore që ndodhen brenda argjinaturës janë përmbytur.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion