Lehtësimi i masave, rikthehen takimet intime në burgje, kushti që duhet plotësuar

Aktualitet

Lehtësimi i masave, rikthehen takimet intime në burgje, kushti që

Është miratuar në fletoren zyrtare, urdhëri i ministres Etilda Gjonaj për lehtësimin e masave anti Covid në burgje.

Tashmë personat që vuajnë dënimin në Shqipëri do të mund të takojnë familjarët e tyre, por me numër të kufizuar deri në dy persona. Gjithashtu rikthehen dhe takimet intime 1 herë në muaj dhe me testin e Covid negative.

“Të burgosurit meshkuj dhe femra kanë të drejtën e vizitës 1 (një) herë në muaj, duke garantuar higjienën e nevojshme, kontrollin shëndetësor gjatë hyrjes, kontrollin e pasjes nga ana e vizitorit të vërtetimit nga autoritetet shëndetësore përkatëse ose analizës/dëshmisë serologjike mbi shërimin rishtazi nga COVID-19, testit të vlefshëm negativ nga infektimi me infeksionin e shkaktuar nga COVID-19 ose vërtetimit/dëshmisë së vaksinimit të plotë anti-COVID-19”, thuhet në urdhër.

Vendimi përcakton në detaje takimet, lejet, distancimin fizik, shmangien e grumbullimeve, por rikthen aktivitetet kulturore e sportive dhe vizitat e familjarëve të të dënuarve. Gjithashtu, të dënuarit e rinj duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore brenda burgut ku do të vuajnë dënimin.

Urdhri thotë se të burgosurit e sapoardhur në institucion të mbahen nën mbikëqyrje, në ambiente të ndara nga të burgosurit e tjerë, për një periudhë 14-ditore.

Burgjeve u kërkohet që të garantojnë, jo më pak se 4 (katër) herë në muaj, të komunikimit telefonik dhe të alternativave të tjera të komunikimit elektronik të të burgosurit me anëtarët e familjes, të afërmit dhe në raste të veçanta me të tretët.

Kërkohet shmangia e grumbullimeve të të burgosurve dhe kur kjo është e pamundur të respektohet distanca e sigurisë prej të paktën 1 metër mes tyre.

Leja shpërblyese mbetet e pezulluar e po ashtu edhe leja e veçantë, me përjashtim të rasteve të vdekjes së një familjari

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion