Këngëtarja e njohur tregon se si i shpëtoi burgut kur ishte 13 vjeç

Showbiz

Këngëtarja e njohur tregon se si i shpëtoi burgut kur ishte 13

Remzie Osmani është një ndër këngëtaret më të dashura të ekranit. Ndër vite, ajo i ka dhuruar publikut shumë perla muzikore bashkë me të vëllain e saj, Nexhatin. Së fundmi, ata kanë dhënë një intervistë për NIN, ku dhe rrëfyen më shumë detaje nga karriera e tyre.

Ndër të tjera, Remzie tregoi dhe një ngjarje se si kishte arritur t’i shpëtojë burgut kur ka qenë vetëm 13 vjeç. “Unë kam qenë e dënuar për këngë nacionaliste si një 13-vjeçare pa i mbushur akoma 14-të dhe kam paguar me të holla.

Kam paguar me 4 mijë euro dënimin tim në atë kohë kur u dënuan koleget e mia dhe shumë anëtarë të shoqërisë përfunduan në burg dhe unë e pagova me të holla.”, është shprehur Osmani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion