Largohet nga Shqipëria para kohe ambasadorja e BE-së, kush pritet të emërohet pas saj

Aktualitet

Largohet nga Shqipëria para kohe ambasadorja e BE-së, kush pritet

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të lërë misionin në Shqipëri, një vit pas marrjes së detyrës. Sipas News24 Hohmann mund të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë.

Delegacioni i BE ka sqaruar se Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë.


“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Për pyetje të mëtejshme mbi procesin e emërimit të Ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel”, thuhet në reagim.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion