Lajmi i Fundit/ Gjendet i vdekur në makinë 45-vjeçari në Vlorë, ishte zhdukur prej dy ditësh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në zonën “Kapelja”. Mësohet se një 45-vjeçar është gjetur i pajetë brenda makinës së tij. Sipas informacioneve të para personi në fjalë prej dy ditësh nuk ishte kthyer në shtëpi. Sipas policisë, ai ka humbur jetë për shkaqe natyrale.
“Vlorë/ Informacion paraprak. Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


