Aksioni në fshati Nikël, zbulohen serat plot kanabis, bimët gati për “punë”, shoqërohen 10 persona (Foto)

Aktualitet

Aksioni në fshati Nikël, zbulohen serat plot kanabis, bimët gati

Janë siguruar pamje nga operacioni i nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Nikël të Fushë Krujës. Nga fotot e publikuara nga “shqiptarja.com” shihen serat plot me kanabis, që janë të rritura mjaftueshëm dhe gati për tu vjelë.

Informacionet e para kanë treguar se janë arrestuar 10 persona. Po ashtu mësohet se në operacion janë përshirë forcat RENEA dhe FNSH. Aktualisht, nga kontrolli në terren, në sera dhe magazine, janë sekuestruar kubikë dhe fidanë kanabisi.

Aksioni në fshati Nikël, zbulohen serat plot kanabis, bimët gati

Në pranishëm në aksion janë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Tonin Vocaj e Gjovalin Loka.

Informacionet e para kanë treguar se aksioni i policisë ka nisur pasi patrullimet e Guardia di Finanza kanë zbuluar parcela me kanabis në këto territore nga monitorimi nga ajri.

“Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të canabisit janë duke  zhvilluar operacion për kontrollin e territorit  në zonën e Niklës, si dhe në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Në operacion marrin pjesë Forcat Renea, FNSh e Tiranës, FNSh Fier dhe Policia e Durrësit. Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

Kontrolli pas monitorimeve me drone nga Policia e Shtetit dhe nga ajëri nga GDF. Janw shoqwruar 10 persona, janw evidentuar kubike e fidane.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT