Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit, 26 tetor 2025

Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit, 26 tetor    
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. 

Sipas parashikimeve të metereologëve për vendin tonë, dita këtë të diel, më 26 tetor, parashikohet me mot kryesisht me vranësira dhe reshje të mundshme shiu, ndërsa temperaturat maksimale do të luhaten rreth 20-21 °C në mesditë, me minimum rreth 15 °C në mëngjes.

Në zonat bregdetare dhe në fusha, koha pritet të jetë pak më e butë dhe me mundësi më të vogla për reshje të dendura.

Në zonat malore, reshjet mund të jenë më të shpeshta dhe moti më i paqëndrueshëm.


Era do të fryjë me shpejtësi të moderuar nga drejtimi jug-lindor, sidomos në bregdet, duke krijuar dallgëzim të lehtë në det.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion