Ndarja nga Donaldi dhe jeta personale, Bora Zemani “thyen” më në fund heshtjen

Moderatorja Bora Zemani ka folur për herë të parë për jetën e saj personale dhe ka një mesazh për të gjithë kureshtarët. Në intervistën televizive në “Prive”, Bora tha se nuk do flasë më asnjëherë për jetën e saj personale në media.
“Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja do ishte ideale që unë të bëj punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njoh. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do e qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, tha Bora.
Bora është përfolur se nuk është më në një lidhje me Donaldin, një nga binjakët Veshaj. Nuk dihet asgjë për ndarjen e tyre.


