RENEA dhe FNSH në fshatin Nikël për zbulimin e parcelave të drogës, shoqërohen disa persona

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë- Krujë. MËsohet se operacioni ku ka për qëllim zbulimin dhe parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, është përqendruar në fshatin Nikël.
Informacionet e para kanë treguar se janë arrestuar 10 persona. Po ashtu mësohet se në operacion janë përshirë forcat RENEA dhe FNSH
Aktualisht, nga kontrolli në terren, në sera dhe magazine, janë sekuestruar kubikë dhe fidanë kanabisi. Në pranishëm në aksion janë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Tonin Vocaj e Gjovalin Loka.
Informacionet e para kanë treguar se aksioni i policisë ka nisur pasi patrullimet e Guardia di Finanza kanë zbuluar parcela me kanabis në këto territore nga monitorimi nga ajri.


