Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Sipas MeteoAlb, vranësirat do jenë më të dukshme në rajonin verior. Ndërkohë pjesa e dytë e ditësh do sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshëm në Ekstremin Verior-Verilindor.
Këto kushte atmosferike përmirësohen gjatë mbrëmjes dhe natës duke ri-kthyer sërisht motin e kthjellët. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 27°C. Era do fryjë mesatare por forcohet herë pas here me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.


