Ktheu lokalin në ambient për lojëra fati, arrestohet 30-vjeçari në Shijak

Aktualitet

Ktheu lokalin në ambient për lojëra fati, arrestohet

DURRËS
Një 30-vjeçar në Shijak është arrestuar pasi ktheu lokalin në ambient për organizimin e lojërave të fatit.

Nga ana tjetër një 43-vjeçar është proceduar penalisht në Ishëm pasi u kap me automjet duke transportuar lëndë drusore.

Një 18-vjeçar gjithashtu në Durrës u arrestua pasi drejtonte autmjetin tip ‘’Audi’’ pa leje drejtimi.

NJOFTIMI NGA POLICIA

DVP Durrës

Vijon puna nga strukturat e DVP Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shijak/ Kishte përshtatur lokalin për organizmin e lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Shërbimet e Komisariat të Policisë Shijak, në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin O. K., 30 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij është konstatuar se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 laptop dhe 1 kompjuter.

—

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin A. V., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjet, 2 m3 lëndë drusore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

—

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT