Hetimet për sjellen në protestë, Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar, kërkohet identifikimi i policëve

Aktualitet

Hetimet për sjellen në protestë, Erjon Vishkulli thirret për
Prokuroria e Tiranës i dërgon fletëthirrje për ta pyetur protestuesin, Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy në protestën e datës 24 tetor. Sipas burimeve të Anila Hoxhës fletëthirrja është firmosur nga prokurori Ndini Tavani dhe përmes saj i kërkohet 28-vjecarit të paraqitet para grupit të hetimit në  25 nëntor ora 11.

I riu, i cili kreu disa ndërhyrje kirurgjikale në Itali u kthye pak ditë më parë, rikthim i cili u njoftua në rrjetet sociale. Plagosja e tij gjatë protestës është nën hetim dhe prokuroria po pret letërporosinë për të konfirmuar nëse ai u qëllua me plumb gome apo është dëmtuar me sende të tjera.

Sakaq prokurori ka kërkuar nga policia listën e oficerëve që ishin në detyrë atë ditë dhe cilët prej tyre përdornin armët me plumba gome.

Hetimet janë bashkuar duke u referuar në disa kallëzime të protestuesve të dëmtuar që pohojnë dhunë prej policisë, e cila po ashtu ka referuar dhjetëra protestues për t’u hetuar për dhunë ndaj tyre, objekteve shtetërore dhe dëmtim të pronës private.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion