Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore
Kryeministri ukrainas Denis Shmihal paralajmëron rrezikun e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore. Në një intervistë për BBC, thotë se pa 61 miliardë USD që Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan do të votojë të Shtunën me qellim rikthimin e Ushtrisë së Ukrainës, vendi do të bjerë.
Rusia do të avancojë drejt vendeve anëtare të NATO-s si ato baltike apo Polonia, duke shpërthyer kështu luftën e madhe me pasoja katastrofike.
Këtij skenari të paralajmëruar më herët edhe nga presidenti Volodimir Zelenski, i druhen edhe vetë vendet anëtare të Aleancës në lindje të Europës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vende si Franca kanë hedhur për diskutim edhe idenë që për të shmangur një skenar të tillë, të dërgojnë trupa të NATO-s në Ukrainë, që për Moskën është “vijë e kuqe” që nëse kapërcehet rrezikon konflikt të drejtpërdrejtë Rusi-NATO.
Ndërsa frikën, që pas Ukrainës radhën e ka Europa Lindore, Rusia e quan qesharake.