Tiranë/ Farka dhe Lundra mbeten pa ujë, çahet tubacioni pranë Teg-ut
Lajmifundit
/
13 Gusht 2026, 10:47
Aktualitet

Banorët e Farkës dhe Lundrës kanë denoncuar mungesën e ujit, pas një defekti të raportuar në rrjetin e ujësjellësit pranë rrethrrotullimit të Tegut.
Sipas banorëve, një tubacion është çarë dhe uji ka dalë në rrugë, duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në zonë.
Ende nuk dihet shkaku i çarjes së tubacionit, ndërsa deri në këto momente nuk ka pasur ndërhyrje nga UKT dhe as një reagim zyrtar për situatën.
Banorët e Farkës dhe Lundrës kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.


