"Të zvarris, horr"! policia e paditi në SPAK, Flamur Nokën nxjerr emrin: Kush është personi me të cilin u konfliktova

Flamur Noka ka reaguar ne lidhje me procedimin nga policia per incidentin e ndodhur mes tij dhe dy qytetareve ne qendren e votimit ne Vore.
Ja reagimi i Nokes ne rrjetet sociale:
Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale "Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".
Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë!
Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Në videolajmin e R....TV-së vite më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.
Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij.
#Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.
Te gjitha lajmet e dites minute pas minute, ketu
Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si "qytetari që u pengua" në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin.
Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!

Procedimi i deputetit nga Policia
Deputeti Demokrat Flamur Noka eshte proceduar nga policia me padi ne prokurori, per incidentin e ndodhur ne Vore diten e sotme me dy votues.
Ne nje njoftim per median, policia thote se "Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme".
Sherri i Flamur Nokës me votuesit në Vorë, KQZ urdhëron largimin e gjithë vëzhguesve nga qendrat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për revokimin e të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, në Vorë.
Vendimi vjen pas konflikti të Flamur Nokës me disa qytetarë, pasi Noka pretendoi se janë pajisur me bexhe vëzhguesi bandat.
Sipas vendimit të KQZ, në këtë qendër nuk do të lejohet asnjë vëzhgues përveç vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat.
"Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka revokuar akreditimin e të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nt. 27, Bashkia Vorë, të lëshuara për Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV-të) dhe Vendet e Numërimit të Votave (VNV-të).
Nga ky vendim bëjnë përjashtim vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat”, thuhet në njoftimin e KQZ.
" Do të zvarris, horr!, “ke sjellë njerëz tek shtëpia ime, mashtrues”, qytetarët përplasen me Nokën dhe Vokshin në Vorë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar me një grup votuesish në Vorë.
Noka pretendoi se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS.
Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.
Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu.
Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues
Noka: Do ta shohim pas 11
Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Unë shkoj me votu ti thua mos hy këtu. Ore mashtrues. Si më sjell njerëz të pish kafe me mu. Nuk ju dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë.
unë kam ardh me avion me votu.
Noka: Do të të zvarris.
Qytetari: Jam qytetar
Noka: Ti je horr, jo qytetar.


