KPA kthen në detyrë Prokurorin Genci Qana që hetoi Ervin Salianjin, ishte shkarkuar nga KPK

Aktualitet

KPA kthen në detyrë Prokurorin Genci Qana që hetoi Ervin

Vettingu i shkalles se dyte ne KPA riktheu në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Genci Qana, i cili ishte shkarkuar tre vite më parë me një vendim që shkaktoi polemika, edhe për shkak të reagimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që e cilësoi si “plotësisht i paarsyeshëm”.

Genci Qana bashke me prokurorin tjeter Kol Hysenaj jane prokuroret qe kane hetuar dosjen "Babale" ne ngarkim te Ervin Salianjit per te cilen deputeti u denua me nje vit heqje lirie.

Prokurori u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 31 mars 2021, pas një seance dëgjimore në të cilën prokurori u shpreh me superlativa për procesin e vetingut me besimin se do të konfirmohej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kurse sot, më 1 Tetor, KPA shpalli se:

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj, anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 50/2021, datë 1 Shtator 2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Qana kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 362, datë 31.03.2021", thuhet në njoftimin zyrtar ditën e sotme (1 Tetor).
Në vendimin e shkurtër dhe të formës së prerë theksohet se:

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Ndryshimin e  vendimit nr. 362, datë 31.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Genci Qana”.

Vendimi i shkarkimit të Qanës u kritikua përmes njërit nga mendimet e pakëta kundër të këtij lloji, nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili i konsideroi argumentet e KPK-së si “plotësisht të paarsyeshme” dhe se “korruptonin qëllimin e ligjit”.

Sipas vëzhguesit ndërkombëtar Steven Kessler, që ndoqi çështjen në atë kohë dhe i raportuar nga Shqiptarja.com, vendimi shkarkimit nga KPK u mor mbi gjetje “jashtëzakonisht të parëndësishme” dhe se ishte “jopropocional”. Madje në një konstatim të tyre, thuhet ndër të tjera se "as një shitëse buke nuk shkarkohet për një lapsus".

ME TE LEXUARAT