Dalin FOTOT, avioni i Rayanair me gomë të plasur në aeroport, rihapet pista, nisin fluturimet

Aktualitet

Keto jane fotot nga afer te avionit te Rayanair i cili u perfshi ne nje incident gjate uljes ne aeroportin e Bergamos, Orio al Serio, teksa mberrinte nga Spanja.

Dalin FOTOT, avioni i Rayanair me gomë të plasur në aeroport,

Duket se gjate uljes, njera nga gomat eshte care dhe ka perfunduar ne disk plotesisht.

Dalin FOTOT, avioni i Rayanair me gomë të plasur në aeroport,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne oret e mbremjes se sotme, 1 tetor 2024, autoritetet njoftuan hapjen e aeroportit pas zhvendosjes se avionit dhe kontrollit te pistes ku ekspertet konfirmuan pershtatshmerine e saj per rifillimin e operacioneve.  

Incidenti ka shkaktar radhe te gjata ne aeroport diten e sotme, pasi nga plasja e gomes se aionit te Ryanair, u vendos pezullimi i te gjitha fluturimeve te planifikuara.

Avionit të "Ryanair" i shpërthen goma gjatë uljes, mbyllet përkohësisht pista e aeroportit

Dalin FOTOT, avioni i Rayanair me gomë të plasur në aeroport,

Nje incident ka ndodhur ne Itali diten e sotme, me nje prej avioneve te Ryanair, linje ajore qe operon edhe ne Shqiperi.

Në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio : pak para orës 8 të mëngjesit të së martës 1 tetor 2024, avioni i kompanisë Ryanair që vinte nga Barcelona po zbriste në pistë pati shpërthim ne një gomë.

Sipas informacioneve fillestare, pasagjerët në bordin e avionit janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, ndërsa pista do te inspektohet per kushtet e operimit pas heqjes se avionit nga vendi ku ka mbetur.

Incidenti sipas mediave nuk ka të lënduar por për aresye sigurie ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e zjarrfikësve me bazë në aeroport.

Pesë automjete nga aeroporti dhe dy nga termocentrali i Bergamos ndërhynë menjëherë, sipas protokollit të sigurisë: ndersa fluturimet e nisjes dhe mbërritjes u pezulluan nga ora 8 e mëngjesit , për të lejuar lëvizjen e avionit dhe "shënjimin" e 450 metrave të pistës nga fërkimi me pjesën e poshtme të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe policia kufitare, kompania e menaxhimit të aeroportit dhe perfaqesues te Ryanair.

Sacbo shpjegoi se për të lejuar përfundimin e procedurave për ta bërë të përdorshme pistën, pasi të ketë përfunduar restaurimi i trotuarit të dëmtuar, ora e re e rihapjes se aeroportit është caktuar në orën 20:00.

Burimi:

media italiane

media italiane

ME TE LEXUARAT