Korçë/ Bizneset nisin lirimin e hapësirave publike, bashkia u jep afat deri më 2 gusht

Aktualitet

Korçë/ Bizneset nisin lirimin e hapësirave publike, bashkia u

Zbatimi i urdhrit të Bashkisë së Korçës për lirimin e hapësirave publike nga bizneset që operojnë në qendër të qytetit ka nisur me ritme të shpejta. Të gjitha subjektet që më parë ishin pajisur me leje të përkohshme për zënien e këtyre ambienteve janë njoftuar për pezullimin e tyre dhe janë urdhëruar që, brenda datës 2 gusht, të lirojnë zonat që kanë zënë.

Sipas dokumentit zyrtar të shpërndarë nga Bashkia, objekt i lirimit janë struktura të përkohshme si:
• konstruksione metalike,
• tenda dhe çadra,
• pedana të ngritura,
• vazo dekorative dhe çdo element tjetër që cenon hapësirat publike.

Autoritetet paralajmërojnë se, pas përfundimit të afatit, çdo subjekt që nuk ka zbatuar urdhrin do të përballet me ndërhyrjen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, për çmontimin e detyruar të strukturave.

Që prej mëngjesit të së mërkurës, një pjesë e bizneseve kanë nisur vetë çmontimin e objekteve dhe pastrimin e hapësirave, për të shmangur penalizimet. Megjithatë, situata nuk është pa tensione.

Një përfaqësi e bizneseve që preken drejtpërdrejt nga ky urdhër është organizuar për të zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. Ata pritet të kërkojnë shtyrjen e afatit deri më 15 shtator, duke argumentuar se afati aktual është tepër i shkurtër dhe nuk u jep mundësinë të përshtaten në mënyrë të rregullt me ndryshimet e kërkuara. Për ta, heqja e menjëhershme e strukturave do të ndikojë drejtpërdrejt në punën dhe të ardhurat, sidomos në kulmin e sezonit turistik.

Bashkia ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për kërkesën e tyre, ndërsa zbatimi i urdhrit vazhdon. Situata pritet të tensionohet më tej nëse nuk merret një vendim kompromisi brenda ditëve në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion