Shiste kanabis me doza në qytet, arrestohet 31-vjeçari në Kuçovë

Aktualitet

Shiste kanabis me doza në qytet, arrestohet 31-vjeçari në

Pas disa javësh hetimesh të ndjekura me metoda proaktive, Policia e Beratit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Forcën e Posaçme Operacionale finalizoi operacionin antidrogë të koduar “Qyteti”.

Si rezultat u arrestua shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në Kuçovë, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit. Hetimet treguan se ai siguronte kanabis, e ndante në doza dhe e shiste.

Gjatë kontrollit në banesë dhe në automjetin e tij, u gjetën sasi kanabisi në formë boçesh dhe doza të gatshme për shitje, 5 peshore elektronike, si dhe para të dyshuara të ardhura nga aktiviteti kriminal: 175 mijë lekë, 1060 euro dhe valuta të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion