Kontrolle blic në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli

Gjatë një kontrolli të ushtruar në burgun e Drenovës është kapur me telefon celular Laert Haxhiun, një prej të dënuarve për krime të rënda, i njohur për përfshirjen në “Masakrën e Lushnjës”.
Kontrolli u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB), i cili sinjalizoi për praninë e një pajisjeje të paligjshme në qelinë e Haxhiut.
Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ndërhynë në qelinë e të burgosurit dhe sekuestruan telefonin celular.
Ky është një tjetër rast që vërteton problematikën e futjes së sendeve të ndaluara në burgje, sidomos te të dënuarit për krime të rënda dhe krim të organizuar. Autoritetet pritet të ndërmarrin masa disiplinore ndaj Haxhiut.


