Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, plagosen dy persona, një prej tyre niset drejt Traumës

Aktualitet

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, plagosen dy persona, një

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, në vendin e quajtur Melan.

Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është përplasur me automjetin tjetër.

Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të dëmtuarit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Njëri prej të plagosurve, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për një trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion