Tjetër aksident me monopatinë në kryeqytet, 17-vjeçari përfundon në spital pas përplasjes me një makinë

Aktualitet

Tjetër aksident me monopatinë në kryeqytet, 17-vjeçari

Një tjetër aksident rrugor me përfshirjen e një monopatine ka ndodhur në Tiranë, duke shtuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë për përdoruesit e këtyre formave të transportit. Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, i cili u përfshi në një aksident me një 17-vjeçar që lëvizte me monopatinë.

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi në një nga zonat e banuara të kryeqytetit. Si pasojë e përplasjes, i mituri është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Ndaj drejtuesit të automjetit është nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një mjet përplas të rinj që lëvizin me monopatina. Disa ditë më parë, shoferi Ekrem Skureni u arrestua pas një aksidenti ku përplasi tre fëmijë të mitur që lëviznin me monopatinë. Për këtë ngjarje, Gjykata Penale caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Rastet e përsëritura kanë ngritur alarmin për rregullimin e përdorimit të monopatinave dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e sigurisë rrugore, veçanërisht në raport me të miturit.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion