Foto/ Tashmë zonja Bezos! Lauren Sánchez bën ndryshimin e menjëhershëm!

Një dasmë që nuk kaloi pa u vënë re! Lauren Sánchez, prezantuesja dhe tashmë gruaja e Jeff Bezos, ka marrë titullin e shumëpritur, “Zonja Bezos”. Ceremonia e saj e martesës me themeluesin e Amazon, të zhvilluar të premten në Venecia të Italisë, ishte një ngjarje e paharrueshme që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës.
Por çfarë ndodhi pas kësaj?
Lauren bëri një veprim të papritur, duke ndryshuar menjëherë emrin në llogarinë “Instagram” në Lauren Sánchez Bezos dhe duke fshirë të gjitha fotot, duke lënë vetëm dy imazhe nga dasma e saj përrallore. Po ashtu, pas kuriozitetit rreth detajeve të martesës, dolën të dhëna të reja dhe befasuese që mund t’ju habisin!

Në një foto, Lauren, e cila tani është “Zonja Bezos”, mbante dorën e CEO-s së Amazon, Jeff Bezos, gjatë festës luksoze të dasmës. Ajo ishte veshur me një fustan dasme të brendit Dolce, me dantellë, duke e kompletuar pamjen me një vello të traditës së punuar me qëndisje.
Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni luksoze në Venecia, të rrethuar nga të ftuar të famshëm dhe nën një atmosferë magjike. Çifti ishte martuar më herët në SHBA dhe kishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore shumëmilionëshe. Dasma, e vlerësuar rreth 50 milionë dollarë, u kthye në një nga ngjarjet më të komentuara të vitit.


