Rihapet hapësira ajrore?! Disa avionë kalojnë mbi Shqipëri

Aktualitet

Rihapet hapësira ajrore?! Disa avionë kalojnë mbi Shqipëri

Prej dy ditësh në vendin tonë nuk ka asnjë fluturim nga aeroporti i Rinasit, nderkohe duket se diten e sotme disa avione kane fluturuar mbi Shqiperi por vetem ne linjat tranzit.

Rihapet hapësira ajrore?! Disa avionë kalojnë mbi Shqipëri

Kjo ka ardhur për shkak të bojkotimit të punës nga kontrollorët ajror të AlbControl në aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza”.

Edhe pse ende nuk ka nje njoftim zyrtar, harta treguese e Eurocontroll ka shfaqur disa prej avioneve qe kane kaluar mbi hapesiren ajrore shqiptare. 

Ndërkohë Eurocontrol, që merret me kontrollimin ajror në Europë, ka nxjerrë pamje qe tregojne se disa avione kane kaluar mbi Shqiperi ne oret e paradites se sotme.

Të paktën 28 kontrollorë ajror, u shoqëruan gjatë orëve të fundit në Drejtorinë e Policisë në Tiranë për të dhënë shpjegime lidhur me bllokimin që ata kanë bërë.

Së fundmi 25 prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa tre drejtues vijojnë të mbahen. Prokuroria ndërkohë ka nisur një hetim për ta për “shpërdorim detyre”.

ME TE LEXUARAT