Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk. Gjatë kontrollit shqiptari dukej nervoz dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit.

Karabinierët më pas e identifikuan të riun dhe e kontrolluan, duke gjetur pothuajse 6 gramë kokainë.

Një kontroll i mëvonshëm në shtëpi çoi në sekuestrimin e 1.2 kg kokainë të fshehur në një jastëk në dhomën e gjumit, 1,200 euro në para të gatshme, dy peshore precize dhe materiale paketimi. 

Pasi u përfunduan procedurat formale, 32-vjeçari u arrestua dhe u transferua në burgun Marassi të Genovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion