Kërkoi heqjen nga regjimi i posaҫëm 41 bis, gjykata merr vendimin për Sokol Mjacajn

Aktualitet

Kërkoi heqjen nga regjimi i posaҫëm 41 bis, gjykata merr vendimin

Gjjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të rrëzojë kërkesën e Sokol Mjacajt, i cili kërkoi heqjen nga regjimi 41 biss. Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm që prej 15 dhjetorit të vitit të shkuar ku po vuante dënimin për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër.

Prej vitesh, Mjacaj vuante dënimin në burgun e Peqinit, por ministri i Drejtësisë Ulsi Manja urdhëroi futjen e tij në 41 Bis, pasi cenonte sigurinë në burgun e Peqinit.

Regjimi i posaçëm ’41 biss u aplikua për herë të parë në Shqipëri në vitin 2020. Deri më tani, janë 15 njerëz të botës së krimit që e kanë provuar regjimin 41 bis në qeli.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, anëtarë të bandave kriminale janë vendosur në regjimin e posaçëm, në të cilin rregullat ndryshojnë nga një qeli e zakonshme.

I dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri në dhjetor të vitit të kaluar  Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqen në ambientet e burgut të Peqinit

Ai ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burg.

"Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin 25, datë 25.03.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi."

ME TE LEXUARAT