Kërkohej nga Belgjika për trafik droge, kapet në Greqi 39-vjeçari nga Fieri

Aktualitet

Kërkohej nga Belgjika për trafik droge, kapet në Greqi

Një 39-vjeçar shqiptar, Osmen Hoxha nga Fieri, është arrestuar nga policia greke, pas një urdhri arresti europian të lëshuar nga autoritetet belge.

Arrestimi u krye nga oficerë të Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të policisë greke. Hoxha dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale me seli në Belgjikë, aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës, si dhe në kultivimin e marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit të drogës jashtë vendit.

Hetimi konkret lidhet me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antëerp në shtator 2024, i cili përmbante 500 kilogramë kokainë.

Osmen Hoxha është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente, ku i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion