Kërcënoi fqinjin dhe qëlloi me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari dhe babai i tij në Fier

Aktualitet

Kërcënoi fqinjin dhe qëlloi me armë zjarri, arrestohet

Një ngjarje me pasoja për jetën është parandaluar ditën e sotme.

Policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga 30-vjeçarin F.(I). Z., banues në Mbrostar Ura Fier, pasi ka qëlluar në ajër dhe më pas ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij 55-vjeçarin M.K.

Sipas policisë në pranga ka rënë edhe babai i 30-vjeçarit, 59-vjeçari P.Z., i cili mbante pa leje armë zjarri pistoletë.


Gjithashtu nga uniformat blu janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një pistoletë dhe një krëhër me 18 fishkë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion