Kapet mat me fara kanabisi në makinë, arrestohet 34-vjeçari, nis hetimi për dy të tjerë

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 34-vjeçar dhe ka nisur hetimin për dy të tjerë, të akuzuar për trafik droge. Blutë njoftojnë se kanë arrestuar shtetasin T.C, pasi u kap mat në “Rrethrrotullimin e Plugut” me fara kanabisi. Sipas policisë, shtetasi në fjalë e kishte bërë gati dhe dyshohet se do ia shiste dy personave në Tiranë.
“Një person është vënë në prangat e policisë ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim për shkak se akuzohen për drogë.
Sipas policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të T. C., 34 vjeç, banues në Dushk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”
Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, 34-vjeçari T. C., duke drejtuar automjetin tip “Opel” është kapur nga shërbimet e Policisë me 210 fara kanabisi me vete të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do t’ja shiste shtetasve E. C., 33 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht edhe shtetasit E. C., dhe E. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


