Akuzohen se vodhën mbi 500 kg bakër nga linja hekurudhore, e pësojnë keq 2 shqiptarët në Itali

Aktualitet

Akuzohen se vodhën mbi 500 kg bakër nga linja hekurudhore, e

Policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptarë, pasi akuzohen se kanë vjedhur mbi 500 kg bakër nga linja hekurudhore në zonën via Reggio. Të prangosurit, përkatësisht 31 dhe 41 vjeç, u arrestuan natën këtë fundjavë, pasi karabinierët e stacionit Oltretorrente po kryenin disa kontrolle në zonë, vunë re një makinë të dyshimtë dhe vendosën ta kontrollonin atë.

Sipas mediave italiane, dy shqiptarët po përpiqeshin të vidhnin bakrin dhe policia pas disa minutash kanë vënë re se rrjeta metalike që ndan rrugën nga linja hekurudhore Parma- Milano ishte prerë dhe aty pranë kishte disa çanta me material “bronzi” metalike brenda dhe në tokë kabllot dhe pjesët e “bakrit” dhe “bronzi”.

ME TE LEXUARAT