Kamioni përplaset me BMW-në, “bllokohet” trafiku në aksin Durrës-Shijak

Aktualitet

Kamioni përplaset me BMW-në, “bllokohet” trafiku në

Një kamion dhe një automjet tip BMW janë përplasur në aksin rrugor Durrës-Shijak, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa të dy mjetet kanë pësuar dëme materiale.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, ndërsa drejtuesit e mjeteve po përballen me vonesa në qarkullim.



ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion