Çfarë ndodhi në burgun e Durrësit? I dënuari plagos me mjet prerës një të burgosur, nisin hetimet edhe për...

Aktualitet

Çfarë ndodhi në burgun e Durrësit? I dënuari plagos
Një konflikt mes dy të dënuarve në Burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) ka bërë arrestimin në flagrancë të të dyshuarit, i cili dyshohet se ka përdorur një mjet prerës gjatë konfliktit.

Paralelisht, kanë nisur verifikimet për të zbardhur nëse ka pasur përfshirje apo shkelje nga punonjës të institucionit.

“Në datën 15.11.2026, në IEVP Durrës, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të burgosur M. B., pasi gjatë një konflikti ka goditur me anë të një mjeti prerës shtetasin e burgosur I.B

Nga AMSEVP dërgohen materialet procedurale për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në ngarkim të shtetasit të burgosur M. B. për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.

Nga AMSEVP po kryhen verifikimet e mëtejshme për punonjësit e kësaj IEVP-je të përfshirë në paligjshmëri”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion