Për herë të parë në Shqipëri, ngrihet Geriatria, shërbimi i specializuar për të moshuarit/ MInistrja jep lajmin e mirë

Aktualitet

Për herë të parë në Shqipëri, ngrihet Geriatria,

Për herë të parë në Shqipëri do të ngrihet shërbimi i Geriatrisë, një shërbim i specializuar për kujdesin shëndetësor të të moshuarve. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, duke konfirmuar nisjen e punës për ngritjen e këtij shërbimi dhe cilësuar atë si një model të ri kujdesi për moshën e tretë në Shqipëri.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, shërbimi synon të ofrojë një qasje më të integruar ndaj nevojave shëndetësore të kësaj grupmoshe në të gjithë vendin. Kujdesi do të fokusohet në trajtimin më të plotë dhe të koordinuar të të moshuarve, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqenies së tyre.


Ministria njoftoi gjithashtu se Linja e Këshillimit për të Moshuarit do të jetë e aksesueshme falas në numrin 08004042.

 

ME TE LEXUARAT