“Je fajtor për zjarrin”, flakët që përfshinë tregun tek “5 Maji”, sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit! Ndërhyn policia

Aktualitet

“Je fajtor për zjarrin”, flakët që

Një incident mes  një tregtari dhe përgjegjësit të tregut ka ndodhur në zonën e “5 Majit” në Tiranë, aty ku edhe një ditë më parë ra zjarri i madh duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Mësohet se tregtari ka akuzuar përgjegjësin se është fajtor për rënien e zjarrit.

Kjo ka detyruar policinë të ndërhyjë dhe ta shoqërojë tregtarin në komisariat.

Ndërkohë mësohet se nga zjarri janë djegur 2 kapanonë me më shumë se 100 magazina, me një sipërfaqe totale rreth 10 mijë metër katror.

“Je fajtor për zjarrin”, flakët që

Zjarri dyshohet se është shfaqur nga kabulli elektrik diku në mesin e kapanonit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shfaqen flakët, të cilat, sipas ekspertëve, paraprakisht dyshohen prej elektricitetit, prej ngjyrës karakteristike.

 

ME TE LEXUARAT